Kongresi Arsimor Kombëtar i Lushnjës

Lexo ngjarje:

U mblodh “Kongresi Arsimor Kombëtar i Lushnjës”, që përcaktoi fizionominë dhe frymën kombëtare të arsimit në shtetin e pavarur shqiptar. U mblodh sipas kërkesave të përcaktuara nga Kongresi Kombëtar i Lushnjës (1920) mbi sistemimin e arsimit kombëtar, ngritjen e strukturave arsimore, njësimin e gjuhës në tekstet shkollore etj. Në të morën pjesë personalitetet arsimore të kohës, si Aleksandër Xhuvani, Ahmet Gashi etj. Kongresi i zhvilloi punimet në bazë të një programi, pikat kryesore të të cilit ishin hartuar nga Ministria e Arsimit, nën drejtimin e Sotir Pecit. Ai mori vendim që sistemi arsimor të shtrihej në të gjitha krahinat e vendit të çliruara nga ushtritë ndërluftuese të Luftës I Botërore; arsimi fillor të bëhej falas dhe i detyrueshëm. Nivelet e klasave u caktuan: 4–5 klasa në qytet dhe 3 klasa në fshat. Shkollat private u detyruan të punonin mbi bazën e programeve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe t’i nënshtroheshin kontrollit të saj. Viti shkollor do të fillonte më 15 shtator dhe do të mbaronte më 30 qershor. Kongresi mori vendime edhe për sigurimin e kuadrit arsimor vendës, njësimin e programeve të shkollave, formimin e një komisioni për përgatitjen e teksteve shkollore, futjen e gjuhës së huaj në klasën e tretë fillore etj. Kongresi Arsimor Kombëtar i Lushnjës diskutoi edhe çështje didaktike dhe praktike të punës në shkollë; u miratuan 213 terma për gjuhën, aritmetikën dhe gjeometrinë. Kongresi ka meritë të veçantë për vendimet që mori për dokumentacionin shkollor, për përgatitjen dhe përdorimin në çdo shkollë të regjistrit-amzë etj. (Në fotografi: Shkolla ku u mbajt Kongresi Arsimor i Lushnjës.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1252.

Fotografia: © https://www.radiandradi.com/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img