Në burgun e Qafë-Barit (Pukë) u organizua një grevë urie, e cila ishte një nga kambanat më të forta për ndryshimin e ligjit dhe kërkesave të njëpasnjëshme të organizatave të ndryshme për amnistinë e të burgosurve politikë në Shqipëri. Shqipëria po kalonte momente të forta në arenën ndërkombëtare pas hyrjes së shqiptarëve në ambasadat e huaja në vend dhe këto lajme, edhe pse të cunguara, përfshinë edhe jetët e shumë të burgosurve politikë të cilët kërkonin një rreze shprese. Të gjendur para kokëfortësisë së sistemit i cili ende nuk kishte reaguar nëpërmjet legjislacionit për amnisti karshi të burgosurve, ata ndërmorën sërish një hap të guximshëm duke u futur në një greve urie. Mendohet se në Shqipërinë e atyre viteve, rreth 5900 vetë ndodheshin ende në burgje. (Në fotografi: Burgu i Qafë-Barit)
Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror
Fotografia: © https://www.zeriamerikes.com/a/7102627.html
Përpunim grafik: AHCF




