Berit Beker

Lexo ngjarje:

Në Norvegji lindi Berit Beker (Backer), studiuese norvegjeze në fushën e antropologjisë sociale. Vizita në Shqipëri, më 1969, i la mbresë të veçantë dhe vendosi t’u kushtohej kërkimeve në antropologjinë shoqërore të shqiptarëve. Qëndroi në Kosovë (Isniq) në vitin 1975, ku mblodhi të dhëna dhe bëri vëzhgime në vend për studimin “Changing Household Organization among the Albanians of Kosova” (“Ndryshimi i organizimit të familjes ndër shqiptarët e Kosovës”), që u botua pas vdekjes me titullin “Behind Stone Walls: Changing Household Organization among the Albanians of Kosova” (Pejë, 2003). Berit Beker u bë përkrahëse dhe mbrojtëse e kërkesave të shqiptarëve, sidomos pas demonstratave të vitit 1981, duke u angazhuar në organizata ndërkombëtare, si Amnesty International dhe Komiteti i Helsinkit, si edhe duke përgatitur materiale të posaçme për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Emigracionit dhe Ministrinë e Drejtësisë të Norvegjisë. Për veprimtarinë e saj të dendur e të frytshme në përkrahje të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, Berit Beker iu dha shtetësia shqiptare (1992). U nda nga jeta në vitin 1993. (Në fotografi: Berit Beker me veshje dukagjinase, 1976.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 202.

Fotografia: © Ann Christine Eek Photography

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img