Viktor Gjika

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Viktor Gjika, regjisor, operator, Artist i Popullit. Kreu studimet e larta në Institutin Kinematografik të Moskës, për kinooperator (1960). Filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator në filmat “Debatik” (1961), “Detyrë e posaçme” (1963) dhe në filma kronikalë e dokumentarë. Punët e tij të para të pavarura si operator dhe regjisor janë filmat dokumentarë “Bistricë ’63” dhe “Kur vjen nëntori” (1964); në filmin artistik, puna e parë regjisoriale e tij është filmi “Komisari i dritës” (1966, realizuar së bashku me Dhimitër Anagnostin). Ka xhiruar rreth 14 filma dokumentarë dhe 10 filma artistikë, ndër të cilët: “I teti në bronz” (1970), “Rrugë të bardha” (1974), “Përballimi” (1976), “Gjeneral gramafoni” (1978), “Nëntori i dytë” (1982) etj. Në vitet 1984–1991 drejtor i Kinostudios “Shqipëria e Re”. Duke qenë edhe operator me shije të hollë, Viktor Gjika përdor episode dhe detaje mjaft të goditura, elemente të shumta figurative, me të cilat shpesh nxjerr në pah psikologjinë e personazheve. Ai dallohet edhe për krijimin e atmosferës dhe të sfondit realist historik. Viktor Gjika ka fituar dy herë Kupën e Festivalit Kombëtar të filmave artistikë (1977, 1982), ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë (katër herë). Ka qenë deputet i Kuvendit Popullor në vitet 1982–1990. (Në fotografi: Viktor Gjika)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 835.

Fotografia: © Radio Televizioni Shqiptar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img