Petraq Pilika

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Petraq Pilika, matematikan, profesor, akademik, Mësues i Popullit. Në vendlindje kreu Liceun Kombëtar (francez). Mori pjesë aktive në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare që në fillimet e saj dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. U diplomua në degën e matematikës të Universitetit “Lomonosov” të Moskës (1946–1951). Më 1951 u emërua përgjegjës i Katedrës së Matematikës e të Fizikës në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës. Me themelimin e Universitetit të Tiranës u emërua përgjegjës i Katedrës së Matematikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të cilën e drejtoi për 31 vjet. Petraq Pilika nxiti kërkimin e mirëfilltë shkencor dhe e orientoi atë në disa fusha me perspektivë për rritjen e nivelit shkencor të mësimdhënies dhe për zbatime në fusha të tjera. Kreu studime të rëndësishme në fushën e teorisë së funksioneve, të botuara në revista të vendit e të huaja. Ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në disa forume shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrës në kongreset botërore të matematikës (Nisë, 1970; Helsinki, 1978). U nda nga jeta, më 2009. (Në fotografi: Petraq Pilika)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2021.

Fotografia: © http://www.akad.gov.al/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img