Luftimet e Rahovecit

Lexo ngjarje:

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Pashtrikut, të përforcuara nga njësite të Zonës Operative të Drenicës e të Dukagjinit dhe Njësiti Special i Shtabit të Përgjithshëm, hynë në qytetin e Rahovecit dhe morën pjesën më të madhe të tij. Detyrë parësore e tyre ishte tërheqja e popullsisë civile nga Rahoveci, pasi forca të shumta serbe filluan mësymjen në shkallë të gjerë. Me përpjekje vetëmohuese u arrit të tërhiqej përmes Lugut të Verdhë popullata civile prej 20 mijë vetash, të cilët pastaj u strehuan në komunën e Malishevës. Vija e frontit të luftimeve shtrihej nga Rahoveci në malet e Ostrozubit, në magjistralen Rahovec-Malishevë. Gjatë luftimeve ranë e u plagosën luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa nga forcat serbe pati më shumë të vrarë. Armiku bëri reprezalje duke vrarë civilë, gra, fëmijë e pleq. “Luftimet e Rahovecit” dëshmuan për një fazë të re të zhvillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zona të urbanizuara. (Në fotografi: Pamje e qytetit të Rahovecit.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1563.

Fotografia: © https://kk.rks-gov.net/rahovec/qyteti/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img