Inva Mula

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Inva Mula, këngëtare soprano. Bijë e një familjeje këngëtarësh (Nina dhe Avni Mula). Kreu studimet e larta për kanto në Institutin e Lartë të Arteve (1986). Në vitet 1988–1992 punoi si soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit; prej vitit 1992 vazhdon karrierën artistike jashtë vendit. Në Festivalin operistik “Madamë Baterflaj”, të Barcelonës (1992) fitoi Çmimin e Madh (Grand Prix); më 1993, u afirmua me turnetë nëpër skenat e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me tenorin Placido Domingo. Që prej asaj kohe, veprimtaria e saj artistike u shtri në shumë skena teatrosh nga më të rëndësishmet e botës (La Scala në Milano, Amfiteatri i Veronës, Metropolitan në Nju-Jork etj.), duke realizuar bashkëpunime me këngëtarë dhe dirigjentë të shquar. Inva Mula ka realizuar me cilësi të larta vokale e skenike një repertor shumë të pasur operistik, duke marrë vlerësime të veçanta nga kritika muzikore. Rolet kryesore që ka interpretuar, janë: Violeta (“Traviata”, Verdi), Çio-Çio-san (“Madamë Baterflaj” e Puçinit), Xhilda (“Rigoleto”, Verdi). Inva Mula ka fituar çmimin e parë në konkursin e zërave lirikë “Tefta Tashko” (Korçë, 1987) dhe në konkursin ndërkombëtar të zërave operistikë “Placido Domingo” (Paris) dhe çmimin special “Skënderbeu” (Gjenevë, 1998). (Në fotografi: Inva Mula)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1772.

Fotografia: © https://albaniandailynews.com/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img