Çiril Cani

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi at Çiril Cani, klerik katolik, veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Kreu Kolegjin e Fretërve Observantë në Shkodër. Më 1890, u nis për në Kërshivë të Bosnjës, ku mbaroi studimet për filozofi e teologji. U shugurua më 10 gusht 1894. Në vitin 1895, u dërgua famullitar në Prevezë. Pas kthimit, në vitet 1900–1912 shërbeu në Dukagjin. Në vitin 1913 mobilizoi popullsinë e Dukagjinit në luftë kundër Malit të Zi. Bënte pjesë në delegacionin shqiptar pranë komisionit të caktimit të kufijve. Me ardhjen e Zogut në fuqi, u caktua zëvendëskomandant i forcave të Shkodrës. U arrestua më 21 shtator të vitit 1946 në famullinë e tij në Bajzë të Kastratit, “për veprimtari kundër Pushtetit Popullor”. Më 4 janar 1948, Këshilli i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës e dënoi me “5 vjet heqje lirie, me humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë dhe me konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme”. U lirua tre vite më vonë, më 29 nëntor 1949. U nda nga jeta më 1967. (Në fotografi: Çiril Cani)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 228.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img