Beteja e Ohrit

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Beteja e Ohrit”, një betejë e suksesshme e ushtrisë shqiptare e realizuar në taktikën e “ndjelljes e të goditjes së kundërshtarit në kurth të përgatitur”. Beteja u zhvillua kundër trupave osmane të komanduara nga Sheremet Beu, afër liqenit të Ohrit. Skënderbeu, pasi organizoi pritë afër vendit ku kishin qëndruar forcat osmane, një pjesë të forcave të tij, me në krye Pejk Emanuelin dhe Pjetër Ëngjëllin, i dërgoi që të tërhiqnin armikun në pritë. Pasi ia arritën qëllimit, forcat e tij e sulmuan ushtrinë osmane nga të gjitha anët dhe e shpartalluan. Fitorja pati rëndësi të madhe, sepse bënte pjesë në aksionin e përgjithshëm që do të ndërmerrej kundër pushtuesve osmanë bashkë me shtetet e Perëndimit. (Në fotografi: Fotografi ilustruese për Betejën e Ohrit.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 230.

Fotografia: © Marin Barleti: Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut, Princit të Epirotëve, Augsburg 1533, faqe 227.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img