Aleksander Peçi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Aleksander Peçi, kompozitor dhe veprimtar i muzikës, Artist i Merituar. Kreu studimet për kompozicion në Institutin e Lartë të Arteve (1974). Ka punuar si kompozitor në Estradën e Shtetit (1977–1979), udhëheqës artistik i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe i Valleve Popullore (1979–1986), kompozitor në krijimtari të lirë (1989–1991) dhe pedagog në Akademinë e Arteve (1991). Ka kompozuar në të gjitha format e gjinitë e muzikës: këngë, muzikë dhome, simfonike, skenike e deri elektroakustike. Është autor i një numri të konsiderueshëm pjesësh për kinematografinë, si muzika e filmave: “Gjeneral gramafoni”; “Dasma e Sakos” etj., një pjesë të të cilave i ka rimodeluar si krijime pianistike. Aleksandër Peçi është një ndër protagonistët e zhvillimeve të reja muzikore shqiptare pas viteve ’90 të shekullit XX, bashkëthemelues i shoqatës “Muzika e Re Shqiptare” (1993) dhe president i parë i saj. Në kuadrin e veprimtarive të shoqatës realizoi një korpus të madh veprash dhe angazhimesh të tjera profesionale në Shqipëri dhe në botën e jashtme, si pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës së Re në Seul, prodhimi i një CD-je në Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë interpretuar dhe kanë pasur një varg transmetimesh radiofonike në disa vende të botës. (Në fotografi: Aleksandër Peçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1966.

Fotografia: © https://www.teksteshqip.com/aleksand-r-peci

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img