Mbledhja e Cepos

Lexo ngjarje:

U organizua “Mbledhja e Cepos”, mbledhja e çetave patriotike të Shqipërisë së Jugut e mbajtur në manastirin e Cepos (Gjirokastër), ku u përkrah kërkesa e autonomisë së Shqipërisë e parashtruar nga kryengritësit e Malësisë së Mbishkodrës në Memorandumin e Greçës. Pjesëmarrësit e mbledhjes iu kundërvunë orvatjeve të qeverisë xhonturke për ta trajtuar kryengritjen e Veriut si një lëvizje lokale, duke u njohur malësorëve vetëm disa të drejta. Mbledhja kërkoi që njohja e këtyre të drejtave të shtrihej në gjithë Shqipërinë, që vendi të kishte një sistem të vetëm administrimi dhe qeveria, siç thuhej në vendimin e tyre, të themelonte “një lloj regjimi në veri e në jug të Shqipërisë”, për të siguruar që shqiptarët të jetonin “si element kombëtar”. (Në fotografi: Manastiri i Cepos, Gjirokastër.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1664.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img