Luftimet e Grykës së Llapushnikut

Lexo ngjarje:

25 – 27 korrik 1998

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut. Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 9 maj 1999 u zu Gryka e Llapushnikut. Marrja e saj pati rëndësi të veçantë në disa drejtime: u ndërpre lëvizja e forcave serbe nga Prishtina në drejtim të Rrafshit të Dukagjinit; lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shtri edhe në Llapushë; u realizua bashkëveprimi i njësiteve të luftës në rajonin e Verrinit; u krijua zona e territoreve të lira për furnizimin me armë; u rrit përgjegjësia e popullatës për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gryka e Llapushnikut u bë arenë luftimesh të ashpra dhe u mbajt nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës plot 78 ditë. Gjatë luftimeve të zhvilluara më 25 – 27.07.1998, forcat e angazhuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej 120 luftëtarësh me armatim të lehtë, u bënë balle forcave serbe prej afro 600 ushtarësh e policësh, me mjete luftarake të rënda. Luftimet u zhvilluan herë-herë trup me trup dhe forcat serbe pësuan humbje të mëdha në njerëz e teknikë. Forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fituan. (Në fotografi: Monumenti kushtuar të rënëve në Grykën e Llapushnikut.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1560.

Fotografia: © https://drenasi.info/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img