Kuvendi i Gjirokastrës

Lexo ngjarje:

U mblodh Kuvendi i Gjirokastrës, një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. U mblodh nën drejtimin e Abdyl Frashërit. Morën pjesë delegatë pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare. Çështja themelore që u trajtua ishte ajo e autonomisë së Shqipërisë, në përbërjen e Perandorisë Osmane, qoftë edhe pa dëshirën e kësaj të fundit, që do të arrihej nëpërmjet kryengritjes së armatosur. Sipas pikëpamjes që gjeti më tepër përkrahës, koha më e përshtatshme për të shpallur autonominë e Shqipërisë, do të ishte çasti kur Perandoria Osmane do të pranonte pushtimin e trojeve shqiptare nga ushtritë greke e malazeze. Në këtë rast Lidhja Shqiptare e Prizrenit do të merrte në dorë pushtetin politik dhe do ta shpallte veten qeveri të përkohshme; nëpunësit turq do të zëvendësoheshin me shqiptarë pa dallim feje; të ardhurat fiskale do të administroheshin nga qeveria e përkohshme për nevojat e Lidhjes. Do të hartohej një kushtetutë, që do të përmbante një varg të drejtash demokratike. Qeveria e përkohshme do të merrte të gjitha masat për të vendosur rendin dhe qetësinë në mbarë vendin; sulltani do të kishte të drejtë vetëm për të emëruar Guvernatorin e Përgjithshëm të Shqipërisë autonome, ndërsa kjo do t’i paguante Portës së Lartë një tribut vjetor me të holla dhe të ndihmonte me një kontingjent të caktuar ushtarësh; Perandoria Osmane do të detyrohej të mbronte ushtarakisht Shqipërinë nga çdo agresion i jashtëm. Kuvendi i Gjirokastrës shënoi një hap të rëndësishëm përpara drejt formimit të shtetit kombëtar shqiptar. Si në përgatitjen, ashtu edhe në vendimin e këtij kuvendi, një rol të madh luajti Abdyl Frashëri. (Në fotografi: Pikturë “Qyteti dhe kalaja e Gjirokastrës”, nga Edward Lear, 3 nëntor 1848.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1436.

Fotografia: © http://www.albanianart.net/painting/lear/lear040.htm

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img