Në Kongresin e Parë Mysliman Shqiptar u themelua Komuniteti Mysliman Shqiptar. Kongresi i zhvilloi punimet në Tiranë, në sallën e shoqërisë “Djelmnia Dibrane”, kryetar i së cilës ishte patrioti Dervish Hima. Në Kongres merrnin pjesë 36 delegatë, ku shtatë prej tyre ishin deputetë. Kongresi u zhvillua në datat 24 shkurt – 12 mars 1923, ku u morën vendime të rëndësishme për organizimin e jetës fetare islame për të gjitha trojet shqiptare, themelimi i një medreseje unike, e cila u quajt “Medreseja e Naltë” dhe disa revista, si “Zani i Naltë” (në dy periudha 1923–1939 dhe 2012 e në vazhdim dhe sot), “Kultura islame” (1939–1945), “Njeriu” (1942–1944), “Drita islame” (1992, e cila vazhdon dhe sot) etj. Sot, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka institucionet e tij në të gjithë vendin, ku në çdo rreth ka filialet e veta, myftinitë, xhamitë dhe institucionet arsimore, medresetë dhe universitetin “Bedër”, si institucioni më i lartë arsimor. (Në fotografi: Kryesia e Komunitetit Mysliman, në vitet 1923–1938.)
Teksti: https://www.kmsh.al/
Fotografia: © https://www.kmsh.al/
Përpunim grafik: AHCF




