Traktati i Paqes me Italinë

Lexo ngjarje:

U nënshkrua në Paris Traktati i Paqes me Italinë. Ky dokument ndërkombëtar e detyron Italinë të njohë e respektojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Shtetit Shqiptar, duke përfshirë edhe ishullin e Sazanit, të heqë dorë nga të gjitha të drejtat, koncensionet, interesat dhe përfitimet e çdo lloji në Shqipëri, të fituara si rrjedhim i agresionit të 7 prillit 1939, si dhe në bazë të marrëveshjeve të lidhura para kësaj date, të kthejë sendet me vlerë të rrëmbyera nga Shqipëria, të arrestojë e të dorëzojë të gjithë kriminelët shqiptarë të luftës dhe ata italianë që kishin kryer krime, për t’u gjykuar në Shqipëri. Në tetor të vitit 1947, vendi ynë aderoi në Traktatin e Paqes me Italinë. (Në fotografi: Pjesë nga Traktati i Paqes me Italinë.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2735-2736.

Fotografia: © https://www.55news.al/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img