Pavarësia e Kosovës

Lexo ngjarje:

U shpall Pavarësia e Kosovës. Ky ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare atje. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, presidenti dhe qeveria. Më 2 shkurt 2007, i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe në Beograd për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës. Ky hap çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Sfida më e afërt për shtetin e ri mbetet aspirata për hyrjen në NATO dhe integrimin në BE. (Në fotografi: Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës; Anëtarët e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.)

Teksti: Muzeu Historik Kombëtar

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img