Aksioni i njësiteve të çetave partizane

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit. U organizua sipas vendimit të Komitetit Qendror të Përkohshëm të Partisë Komuniste Shqiptare. Morën pjesë rreth 1500 veta, anëtarë të njësiteve guerile dhe të çetave partizane. Veprimet u bënë në grupe të vogla taktike, por bashkëveprimi i tyre në kohë dha rezultate të shkallës strategjike. Për disa ditë u prish drejtimi strategjik i gjithë shtetit, që tronditi thellë jo vetëm regjimin kuisling dhe komandën e forcave pushtuese italiane në Shqipëri, por edhe atë të forcave të pushtimit në Greqi. (Në fotografi: Foto ilustruese; Piktura “Çajmë rrethimet” nga Fatmir Haxhiu.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 37.

Fotografia: © http://www.haxhiu.net/cuadros/6.htm

Përpunimi Grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img