Zajmi B. lindi në Tiranë, një nga piktorët e rëndësishëm të artit bashkëkohor shqiptar. Ai filloi të merrej me artin vizual në vitin 1956, me vizatime dhe piktura që, së bashku, përbëjnë një koleksion prej mbi 8000 veprash. Arsimin e lartë e përfundoi në grafikë në Universitetin e Leipzig-ut në Gjermani. I njohur për stilin e tij ekspresiv dhe dallues, ai shfaq një prirje të fortë drejt stilizimit të figurave dhe raporteve dekorative të ngjyrave delikate të ndriçuara. Njihet si një piktor me një gjuhë të veçantë shprehëse, ku ndjehet prirja e fuqishme e artistit për stilizimin e figurave dhe harmoninë dekorative të ngjyrave me dritën. Tema e tij artistike është e larmishme. Ai ka realizuar një cikël piktorik me mbi 2000 vepra të dedikuara qytetit të Tiranës. Gjatë karrierës së tij të gjerë, Zajmi B. është angazhuar gjithashtu në ilustrime të ndryshme për fëmijë. (Në foto: vepra e Zajmi “Nusja e Tiranës”, 2008, vaj mbi karton.)
Teksti: Drishti Y., 100 vite Tiranë në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 82.
Foto: © Zajmi B., koleksioni i autorit.
Përpunimi grafik: AHCF




