Vlash Prifti

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Vlash Prifti, piktor grafist dhe qeramist i artit shqiptar të shekullit XX në Shqipëri. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, në degën e qeramikës (1952–1958) dhe Institutin e Lartë të Arteve, në degën e grafikës (1969). Punoi si specialist i serigrafisë industriale në Fabrikën e Porcelanit, Tiranë dhe nga viti 1974, Vlash Prifti ishte pedagog i grafikës dhe drejtues i laboratorit të grafikës, në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë. Duke filluar nga viti 1974, artisti Vlash Prifti ka marrë pjesë me grafika dhe postera në ekspozitat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare (Bienalen e Aleksandrisë). Në grafikat e krijimtarisë së artistit Vlash Priftit, ndihet prirja drejt një shprehje të lirshme artistike, duke preferuar formën e madhe dhe emocionin e përgjithshëm, ndërsa posterat janë sipas kërkesave të kohës. Pas vitit 2002, Vlash Prifti u mor me përkthime të botimeve për artet pamore. (Në fotografi: Vepra e Priftit “Në ballë të luftës”, 1978, linoleum në letër.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 176.

Fotografia: © Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img