Sten Dragoti

Lexo ngjarje:

Në Nju-Jork (SHBA), në një familje të mërguar nga Dragoti i Tepelenës, lindi Sten Dragoti, regjisor dhe producent shqiptaro-amerikan. Kreu studimet e larta në universitetin “Cooper Union” në Nju-Jork, në degën e arteve vizuale. Në vitin 1959 filloi punën si regjisor i filmave vizatimorë, më pas kaloi në industrinë e reklamave televizive si drejtor artistik, ku realizoi mbi 150 filma-reklamë. Një pjesë e mirë e tyre kanë hyrë në fondin e përhershëm të Muzeut të Arteve Moderne të Nju-Jorkut dhe janë nderuar me çmime të larta, duke përfshirë edhe çmimin “Toni” (çmimi më i lartë i televizionit amerikan) dhënë për serinë e filmave për Nju-Jorkun, me titull të përbashkët “I love New York” (“E dua Nju-Jorkun”). Në vitin 1972 filloi të xhironte edhe filma artistikë, si: “The Dirty Little Bill” (“Billi i vogël i ndyrë”), “Love at First Bite” (“Dashuri me shikim të parë”, 1979), “Mr. Mom” (1983), një film satirë për marrëdhëniet bashkëshortore, “The Man with one red Shoe” (“Njeriu me një këpucë të kuqe”, 1989), ku interpreton edhe aktori shqiptaro-amerikan Xhejms Belushi etj. Sten Dragoti në filmat e tij priret nga problemet familjare dhe shoqërore. Në vitin 1995 vizitoi Shqipërinë si producent. U nda nga jeta në Los Anxhelos, Kaliforni (SHBA), në vitin 2018. (Në fotografi: Sten Dragoti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 509.

Fotografia: © https://www.themoviedb.org/person/67411-stan-dragoti

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img