Shpëtim Robaj

Lexo ngjarje:

Në Prizren lindi Shpëtim Robaj, mjek, anesteziolog, dëshmor. Kreu arsimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa studimet i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë (1982). Fillimisht punoi në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas. Specializimin për anesteziologji me reanimim e vazhdoi në Universitetin e Zagrebit, të Rijekës dhe të Shkupit. U emërua asistent për lëndën e kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 1991, bashkë me kuadrin shqiptar u përjashtua nga puna. Filloi punën në poliklinikën private “Galaksia”, duke vazhduar ushtrimet me studentë në Fakultetin e Mjekësisë. Pas fillimit të luftës në Kosovë, Shpëtim Robaj ishte ndër vullnetarët e parë nga radhët e mjekëve specialistë, të cilët operuan në zonat e luftës, duke i ardhur në ndihmë popullsisë civile dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte organizatori kryesor i ekipeve të specialistëve nga Prishtina, që shkuan në Drenicë dhe në zona të tjera të luftës. U vra rrugës mes Abrisë dhe Likocit të komunës së Skënderajt, në vitin 1998. (Në fotografi: Shpëtim Robaj)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1435.

Fotografia: © https://www.kultplus.com/lajme/22-vjet-qe-nga-vdekja-e-mjekut-hero-shpetim-robaj/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img