Sali Berisha

Lexo ngjarje:

Në Viçidol të Tropojës lindi Sali Berisha, President i Republikës së Shqipërisë në vitet 1992–1996, 1996–1997 dhe kryeministër i saj nga viti 2005, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, profesor. Kreu Politeknikumin Mjekësor (Tiranë) dhe studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës (1967). U specializua për kardiologji dhe u emërua pedagog, duke shërbyer njëkohësisht si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. U pranua anëtar i Partisë së Punës të Shqipërisë në vitin 1971. Në vitin 1978 kreu një specializim 9-mujor në Paris. U zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagë (1986) dhe punoi për një varg projektesh kërkimore-shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është bashkautor në tekstin “Fiziologjia patologjike” (pjesa I, 1972; pjesa III, 1973) dhe ka botuar monografinë “Infarkti i miokardit” (1986). Pas vitit 1989, kur në vendet e Evropës Lindore filluan protestat kundër komunizmit, Sali Berisha ishte ndër të parët që u shpreh në shtyp për ndryshime dhe reforma liberale në Shqipëri. Në dhjetor 1990 u bashkua me demonstratat e studentëve që kërkonin sistemin politik shumëpartiak në Shqipëri dhe doli nga Partia e Punës e Shqipërisë. Në Kongresin e Parë të Partisë Demokratike të Shqipërisë (shkurt 1991) Sali Berisha u zgjodh kryetar i Partisë. Në zgjedhjet parlamentare të marsit 1991 u zgjodh deputet i Kavajës. Me fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të marsit 1992, Sali Berisha u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë (9 prill 1992). Nën drejtimin e tij u kryen një varg reformash institucionale, që i hapën rrugë ndërtimit të shtetit demokratik, ligjor dhe ekonomisë së tregut. Në marrëdhëniet ndërkombëtare forcoi lidhjet me shtetet e Perëndimit, me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U rizgjodh president (1996). Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (qershor 1997), Partia Demokratike e kryesuar prej tij kaloi në opozitë; Sali Berisha dha dorëheqjen si president (23 korrik 1997). Pas fitores së koalicionit të kryesuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, u emërua Kryeministër i Shqipërisë, post që e mbajti deri më 10 shtator 2013. (Në fotografi: Sali Berisha)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 219.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Sali_Berisha

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img