Kënga patriotike “Rreth flamurit të përbashkuar”, me tekst të shkruar nga Asdreni në vitin 1912 në Bukuresht, u bë himni kombëtar i Shqipërisë që me Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Vjersha e Asdrenit u këndua me muzikën e kompozitorit rumun Ciprian Porumbesku (1853–1883) nga kori i Shoqërisë së shqiptarëve të Bukureshtit, prej ku e solli në Shqipëri Hilë Mosi. Himnin e mësoi së pari grupi koral i Korçës, i cili edhe e këndoi në Vlorë me rastin e Shpalljes së Pavarësisë. Prej asaj kohe mori përhapje dhe u bë Himni Kombëtar i Shqipërisë. Përmbajtja, partitura dhe përdorimi i Himnit Kombëtar përcaktohen me Ligjin nr. 8926, datë 22.07.2002. (Në fotografi: Partitura e Himnit të Flamurit.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 929.
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Himni_i_Flamurit
Përpunim grafik: AHCF




