Përfundimi i punimeve të Kongresit të Lushnjës

Lexo ngjarje:

Në këtë ditë, Kongresi i Lushnjës përfundoi punimet e tij. Kongresi i Lushnjës filloi më 21 dhe përfundoi më 31 janar. Kongresi përmbylli punimet me miratimin e tre vendimeve të rëndësishme. Së pari, Kongresi nuk ra dakord me projektet e Konferencës së Paqes (1919), të cilat cenonin pavarësinë dhe tërësinë territoriale të shtetit shqiptar. Vendimi i dytë ishte miratimi i një akti kushtetues, i cili sanksionoi sovranitetin e plotë të shtetit shqiptar. Vendimi i tretë ishte rrëzimi i qeverisë së Durrësit, veprimtaria e së cilës u konsiderua antikombëtare. (Në foto: Procesverbalet e mbledhjeve të datës 31 janar 1920.)

Teksti: Historia e popullit shqiptar – Vëll. III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Toena”, Tiranë, 2007, faqe 144-147.

Foto: © Arkivi Qendror i Shtetit

Përpunimi grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img