Pashko Vasa

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Pashko Vasa, shkrimtar, njëri nga ideologët e Rilindjes Kombëtare. Ishte kryesisht autodidakt, me përjashtim të mësimeve që mori italisht në vendlindje dhe në Venedik. Filloi të punonte, që më 1842, si sekretar në nënkonsullatën britanike në Shkodër, më pas u shpërngul në Itali, i angazhuar si oficer në Romë e më pas në Venedik. Më 1849 gjendet në Stamboll, fillimisht si nëpunës në një ndërmarrje tramvajesh, më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane e në Ambasadën e saj në Londër. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes së Prizrenit (1878), anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, një ndër themeluesit e Shoqërisë së të Shtypurit të Shkronjave Shqip, anëtar i Komisionit të Alfabetit. Më 1879 mori titullin e pashait dhe më 1883 u emërua Guvernator i Përgjithshëm i Libanit, post që e mbajti deri në fund të jetës. Vjersha e tij më e famshme, “Moj Shqypni”, shkruar rreth viteve 1880, bashkë me prozën e shkurtër historike “Shqypnia dhe shqyptart” (1879) janë dy tekstet e vetme të botuara shqip nga Pashko Vasa. Poezia “Moj Shqypni” mund të konsiderohet si një nga tekstet më të rëndësishme për nga funksioni e ndikimi për idetë dhe frymën e Rilindjes Kombëtare. U nda nga jeta në Bejrut të Libanit, në vitin 1892. (Në fotografi: Pashko Vasa)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1723.

Fotografia: © https://commons.wikimedia.org/wiki/Pashko_Vasa

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img