Pashko Gjeçi

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Pashko Gjeçi, përkthyes e poet. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, ku kreu dhe studimet e mesme në gjimnazin françeskan. Studimet e larta për letërsi dhe filologji i kreu në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Më 1942, kthehet në atdhe. Pas çlirimit të vendit vuajti për një kohë burgimin politik; më pas punoi në arsim, por iu kushtua dhe përkthimit, punë që e pati nisur që në moshë të re, me shqipërimin e disa këngëve të “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligierit. Ka sjellë në shqip poetë të tillë të shquar të letërsisë botërore, si: Homerin (“Odiseja”), Danten (“Komedia Hyjnore”), Shekspirin (“Hamleti”), Gëten (pjesa e parë e “Faustit”), Rasinin (“Andromaka”) etj. Përkthimet e tij dallohen për vlera metriko-artistike dhe mjeshtëri të lartë. Përkthimi i “Komedisë Hyjnore” në mënyrë të veçantë përbën një ndër arritjet më të shquara e të qëndrueshme të të gjithë kulturës së përkthimit në gjuhën shqipe. U nda nga jeta në vitin 2010. (Në fotografi: Pashko Gjeçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 315–316.

Fotografia: © https://shkoder.net/pashko_gjeci/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img