Pano Taçi

Lexo ngjarje:

Në Gjirokastër lindi Pano Taçi, shkrimtar e poet. Gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare u aktivizua si partizan. Ishte pjesë e Brigadës 43 dhe mori pjesë në çlirimin e Kosovës nga gjermanët në vitin 1944. Megjithatë, pavarësisht fakteve të sipërmendura, ai u arrestua nga komunistët që morën pushtetin pas lufte në vitin 1947, për tentativë shkelje kufiri, pasi donte të arratisej në Greqi, për të shkuar më tej në Amerikë, ku kishte gjyshin e tij. Pas dy viteve burg, u internua 6 vjet në Lushnjë. Pas kthimit në Tiranë filloi të shkruante sërish. Për shkak të poezisë “Shokut Zot” ku sulmonte drejtpërdrejt Enver Hoxhën, ai përfundoi sërish në burg. Kësaj here e degdisën në burgun e Spaçit. Më vonë nuk pranoi të votonte në zgjedhjet elektorale e u dënua përsëri. Në vitin 1986, Pano Taçi lirohet nga burgu dhe përsëri e çojnë në internim, sa më larg Tiranës, në rrethin e Peshkopisë. Kështu, jeta e Pano Taçit deri në vitin 1990 vijoi në nga njëri burg në tjetrin, nga njëri kamp internimi në tjetrin. E dërguan në Valias, në Kavajë, në kënetat e Maliqit, ku ishin punët më të rënda. Pas viteve ’90 të shekullit XX, Pano Taçi vazhdoi sërish të publikonte dhe botonte mbi 13 libra me poezi. U nda nga jeta në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, në vitin 2012. Trupi i tij u vendos në hollin e Teatrit Kombëtar, ku bënë homazhe nga miqtë e shumtë, qytetarë e artistë si dhe Presidenti i Republikës. (Në fotografi: Pano Taçi)

Teksti: Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, Tiranë.

Fotografia: © http://orashqiptare.blogspot.com/2015/03/pano-taci-nje-buqete-me-poezi.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img