Në Kajro doli numri i parë i revistës “Toska” (1901–1902), revistë politike, shoqërore, kulturore e letrare; një pjesë e shkrimeve ishin frëngjisht. U botua si organ kombëtar shqiptar në Minya të Egjiptit dhe u shtyp në Kajro. Vijoi vetëm 7 numra për dy vjet. Në revistën “Toska” bashkëpunuan Asdreni, F. Shiroka, L. Logori e veprimtarë të tjerë të Rilindjes Kombëtare. Polemizoi për çështjen kombëtare me shtypin e ekstremistëve grekë. (Në fotografi: Harta e Egjiptit.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2731.
Fotografia: © https://www.britannica.com/summary/Egypt
Përpunim grafik: AHCF




