Numri i parë i gazetës “Hylli i Dritës”

Lexo ngjarje:

Në Shkodër doli në qarkullim numri i parë i gazetës “Hylli i Dritës” (1913–1914; 1921–1924; 1930–1944; 1993–1997), revistë e përmuajshme kulturore-letrare e klerit katolik të Urdhrit Françeskan. Ka botuar shkrime kulturore, shoqërore, letrare, folklorike, fetare, gjuhësore, historike, filozofike, juridike etj. Doli në tri periudha: tetor 1913 – korrik 1914; maj 1921 – dhjetor 1924; janar 1930 – korrik 1944. Botohej pjesërisht edhe italisht, frëngjisht, gjermanisht. Themelues dhe drejtor i parë për 25 vjet (1913–1938) ishte at Gjergj Fishta; më pas at Gjon Shllaku (1938–1941, 1944) dhe at Anton Harapi (1942–1943). Revista pati një numër të madh bashkëpunëtorësh, kryesisht klerikë katolikë, por edhe studiues të besimeve të tjera fetare. Veç pikëpamjeve teologjike, sociale e politike të qarkut fetar që përfaqësonte, solli studime e të dhëna me vlerë në fushën e historisë së Shqipërisë, të së drejtës zakonore shqiptare, krijimtari të shumta letrare, folklorike, gjuhësore etj. Gazeta “Hylli i Dritës” filloi të botohet si një revistë kulturore shqiptare në Tiranë nga viti 1993 deri më 1997. Në vitin 2006 rifilloi botimin në Shkodër, nën drejtimin e Zef Pllumbit. (Në fotografi: Numra të gazetës “Hylli i Dritës”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 966.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img