Namik Resuli

Lexo ngjarje:

Në Berat lindi Namik Resuli, filolog, historian i letërsisë. Kreu liceun klasik në Bari dhe studimet e larta për filozofi në Torino. Nga viti 1935 punoi si mësues i gjuhës e i letërsisë shqipe në “Normalen” e Elbasanit, më pas në liceun e Korçës e në gjimnazin e Tiranës. Gjatë viteve të pushtimit fashist pati detyra me rëndësi dhe në përfundim të luftës, u vendos në Itali. Punoi për një kohë të gjatë pranë Institutit Universitar “L ‘Orientale” të Napolit dhe nga viti 1975 deri në fund të jetës, si drejtor i Institutit të Studimeve Shqiptare në Universitetin “La Sapienza” (Romë). Gjatë viteve ’30–’40 të shekullit XX botoi një varg artikujsh, kryesisht për çështje historiko-letrare. Është një ndër përkujdesësit dhe hartuesit kryesorë të tekstit në dy vëllime “Shkrimtarët shqiptarë” (1941). I angazhuar në debatin për problemin e gjuhës letrare, në fillim të viteve ’40 të shekullit XX, Namik Resuli i përqendroi interesat e tij filologjikë në studimin e teksteve të vjetra të shqipes. Vepra “Grammatica albanese” (1985), fryt i përvojës së gjatë të autorit për mësimdhënien e shqipes, paraqet një përshkrim të sistemit fonologjik e morfologjik të saj dhe përfaqëson një nga veprat më të plota të këtij tipi për shqipen. U nda nga jeta në vitin 1985. (Në fotografi: Namik Resuli)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2236.

Fotografia: © https://gazetavatra.com/gjuhetari-dhe-akademiku-namik-resuli/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img