Masakra e Likoshanit dhe e Qirezit

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Masakra e Likoshanit dhe e Qirezit”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Likoshan dhe Qirez të komunës së Skënderajt. Masakra u bë më 28 shkurt 1998, pas humbjeve që forcat serbe pësuan gjatë përballjes me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lanë të vrarë shumë policë serbë dhe policia u detyrua të kërkonte përforcime, përfshirë edhe helikopterë. Në pamundësi për të thyer rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat serbe filluan hakmarrjen ndaj banorëve të fshatrave Likoshan dhe Qirez, ku u vranë dhe u masakruan 24 civilë. Në këtë masakër më së shumti pësuan familja Ahmeti nga Likoshani dhe familja Sejdiu nga Qirezi. (Në fotografi: Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në komunën e Skënderajt.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1056.

Fotografia: © https://www.gazetaexpress.com/neser-kujtohet-beteja-e-likoshanit-dhe-qirezit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img