Maks Velo

Lexo ngjarje:

Në Paris lindi Maks Velo, arkitekt, piktor, shkrimtar, publicist dhe intelektual i shquar. Figura e artistit shqiptar Maks Velo është shumëpalëshe dhe mjaft e veçantë. Ai kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës (inxhinieri ndërtimi/arkitekturë). Velo ishte autor si arkitekt i mjaft ndërtesave publike, shoqërore, kulturore dhe industriale në Shqipëri, por njëkohësisht ai merrej edhe me pikturë. Më 1978, u arrestua dhe u dënua 10 vjet në burg politik për artin e tij modern jashtë normave të metodës së realizmit socialist. Krijimtaria e piktorit Velo ndahet në dy periudha: nga fillimet deri në vitet 1978, kur i sekuestrohen dhe i digjen 468 vepra nga policia shqiptare (me vendim gjykate), si dhe periudha pas vitit 1990, kur ai realizoi mbi 40 ekspozita vetjake në Shqipëri, Francë etj. Stili piktorik i Velos ishte i ndikuar nga piktura moderne evropiane, ku ndihet abstragimi i formës dhe krijimi i një stili piktorik individual. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2020. (Në fotografi: Maks Velo)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 37

Fotografia: © https://www.albinfo.ch/vdiq-arkitekti-e-piktori-i-njohur-maks-velo/

Përpunim grafik: AHF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img