Në Shkodër lindi dom Lazër Shantoja, martir i Kishës Katolike. U shugurua meshtar në Shkodër, më 29 maj 1915. Zëvendësfamullitar në Shkodër, famullitar në Pulaj (Velipojë) dhe pastaj në Sheldi (Shkodër). Sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës. Si i arratisur, nën regjimin e Ahmet Zogut, qe në Beograd dhe pastaj në Zvicër si zëvendësfamullitar në Biel dhe famullitar në La Motte (Francë). Kur u kthye në Shqipëri, në tetor të vitit 1939, veprimtarinë e zhvilloi duke banuar kryesisht në Tiranë. U arrestua në Sheldi, në fund të dhjetorit të vitit 1944, dhe u burgos në Shkodër. U dënua me vdekje në Shkodër, më 30 janar 1945. Gjykata e Lartë e Tiranës konfirmoi dënimin e tij me vdekje dhe u pushkatua në vitin 1945. (Në fotografi:Lazër Shantoja)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-lazer-shantoja/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-lazer-shantoja/
Përpunim grafik: AHCF




