Kongresi Themeltar i Kishës Ortodokse Autoqefale

Lexo ngjarje:

Në sallën e shkollës së Mangalemit në Berat u mblodh “Kongresi Themeltar i Kishës Ortodokse Autoqefale”. Kongresi themeloi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare (KOASH). Kongresi ishte pasojë dhe fryt i një lëvizjeje të gjerë kombëtare dhe fetare, që i kishte rrënjët në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Nismën për mbledhjen e një kongresi ortodoks kombëtar e mori kryetari i Bashkisë së Durrësit, Kostë Paftali, i cili bëri dhe lajmërimet përkatëse. Për organizimin e kongresit u krijua një komision, i cili zgjodhi qytetin e Beratit si vendin ku do të zhvillonte punimet kongresi. Në kongres u përfaqësua gjithë bashkësia ortodokse e Shqipërisë me delegatë klerikë dhe laikë të zgjedhur ligjërisht nga ortodoksët e prefekturave dhe nënprefekturave të shtetit shqiptar. Kongresi zgjodhi si kryetar Ikonom Papi Josifin, delegat i Korçës. Propozimi i tij për krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare u miratua njëzëri nga të gjithë delegatët. Kongresi miratoi Thirrjen (Proklamatën) e kongresit, Statutin e Përkohshëm dhe Rregulloren e Kishës. Në thirrje theksohej se autoqefalja e kishës shqiptare mbështetej në parimin e kishës së lirë në shtet të lirë dhe kishte si shembull kishat autoqefale të themeluara më parë. Kisha do të mbante lidhje shpirtërore, dogmatike dhe apostolike me Patrikanën Ekumenike (e përgjithshme) në Stamboll dhe me kishat e tjera ortodokse autoqefale. Si qendër e Kishës u zgjodh Korça. Si gjuhë zyrtare për korrespondencën dhe shërbimet fetare u caktua gjuha shqipe. (Në 3 fotografi: Statuti i Kishës Ortodokse Kombëtare, 1922.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1262.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img