Kongresi I i Bektashinjve

Lexo ngjarje:

Në teqenë e Prishtës (Skrapar) u mblodh Kongresi I i Bektashinjve. Nismën për organizimin e kongresit e morën baballarët bektashianë Ahmet Turhan, Hysen Prishta dhe disa intelektualë shqiptarë, mbështetur në Statutin e Kongresit të Lushnjës (1920). Në kongres morën pjesë baballarë të 37 teqeve dhe simpatizantë të bektashinjve. Aty u krijua “Lidhja Bektashiane” dhe u miratua statuti i saj me 28 nene. Statuti përcaktonte organizimin dhe veprimtarinë e bektashinjve në Shqipëri. Organi më i lartë u përcaktua Këshilli Atnor i përbërë nga 17 veta. Kongresi vendosi krijimin e arkës së përgjithshme dhe çeljen e mësimores bektashiane në Teqenë e Sukës. Në mbledhjen e Përmetit (1921) Këshilli i Shenjtë Atnor vendosi të deklarohej mëvetësia, ose autoqefalia, e cila u njoh nga Prindi në Turqi. (Në fotografi: Teqeja e Prishtës)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1251-1252.

Fotografia: © https://kryegjyshataboterorebektashiane.org/kongresi-1/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img