Jani Riza

Lexo ngjarje:

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Jani Riza, aktor. Më 1964 u emërua aktor në teatrin “A. Z. Çajupi” të Korçës. Luajti aty mbi 40 role, kryesore dhe të dyta, duke u bërë një nga aktorët më me emër të trupës së këtij teatri. Kishte një zë të ashpër, trup të bëshëm, të vetëndjerë të thellë. U dallua për krijimin e figurave nga rrethet fshatare, njerëz të vrazhdë, me vullnet të fortë dhe identitet të shfaqshëm kryekreje (dramat: “Maro Mokra” e R. Pulahës, “Qyteti i akuzuar” e T. Laços), por, herë-herë, edhe njerëz naivë, të çiltër, disi të leshtë (Dalipi te dramatizimi i romanit “Këneta” i F. Gjatës), apo hileqarë e me vese (drama “Djemtë” e Bato Gorës e R. Pulahës). Në qasjet e tij interpretative zunë vend, po ashtu, personazhe që breheshin nga dyshimet dhe lëkundjet e forta në marrjen e vendimeve, të cilat u shkaktonin trazime shpirtërore (Halimi te “Të pamposhturit” e M. Jeros, Delua te “Përballë vetes” e R. Pulahës). Jani Riza ishte aktor i suksesshëm edhe në kinematografi, ku luajti mbi 15 role. Spikati me rolin e Xhezos në filmin “Përballimi” (1976), por figura tek e cila pati një mishërim aktorial të nivelit të lartë ishte ajo e Bunac Saliut në filmin televiziv “Agimet e stinës së madhe” (1981). Me këtë rol fitoi medaljonin në Festivalin V të Filmit Shqiptar. (Në fotografi: Jani Riza)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.cna.al/2021/01/17/80-vjetori-i-lindjes-se-aktorit-jani-riza-keto-jane-rolet-ku-ka-spikatur

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img