Jak Gardini

Lexo ngjarje:

Në Friuli, Prodolone di San Vito Tagliamento, në provincën e Pordenones (Itali) lindi Jak Gardini, klerik katolik. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare hyri në Shoqërinë e Jezuit (12 nëntor 1923). Pas viteve të përgatitjes filozofike kaloi në Kieri për të ndjekur kursin trevjeçar të filozofisë. Duke filluar që nga viti 1930, kaloi disa vjet si mësimdhënës në Shqipëri. U shugurua meshtar, më 15 korrik 1936, në Kieri. Vitin e tretë të provës (1937–1938) e kreu në Pare le Monial të Francës. Më vonë u caktua mësues në Kolegjin e Shën Françesk Saverit dhe në Seminarin Papnor në Shkodër. U arrestua më 1945, dhe u dënua me 10 vjet burg. Pas kryerjes së dënimit, më 1955 u kthye në Itali. Me përmbysjen e regjimit komunist, u kthye në Shkodër, për të jetuar dhe punuar. U nda nga jeta në vitin 1996. (Në fotografi: Jak Gardini)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 328–329.

Fotografia: © https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2019-08/ate-jak-gardin-ne-pervjetorin-e-vdekjes.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img