Frano Prendi

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Frano Prendi, arkeolog, specialist i periudhës prehistorike, një ndër themeluesit e arkeologjisë shqiptare, profesor. Në vendlindje kreu shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua për arkeologji në Universitetin e Sofjes (1951). Po arë vit filloi punën në Institutin e Shkencave. Është bashkautor në veprat: “Historia e Shqipërisë” vëll. I (1959), “Historia e popullit shqiptar” vëll. I (2002), “Les Illyriens” (Tiranë, 1985) dhe një ndër përgatitësit e vëllimit “Ilirët dhe Iliria tek autorët antike” (1965). Nismëtar i kërkimeve më të hershme në fushën e prehistorisë shqiptare, drejtues gërmimesh në disa qendra të rëndësishme prehistorike, ndër të cilat vendin kryesor e zë Maliqi, e më tej Kamniku, Podgoria, Blazi, Sovjani, varrezat tumulare të Matit, Mjedës, Vajzës, Dropullit etj. Në vitet 1958–1960 gërmoi në qytetin antik të Apolonisë. Prodhimtaria shkencore e tij shumë e pasur është pasqyruar në një numër të madh artikujsh, kumtesash e studimesh si: “Neoliti dhe eneoliti në Shqipëri”, “Epoka e bronzit në Shqipëri”, “Unitet dhe veçori në kulturën ilire të kohës së hekurit në Shqipëri” etj. Me zbulimin e qytezës ilire të Irmajt (Gramsh) dhe me gërmimet disavjeçare në qytetin iliro-shqiptar të Lezhës, Frano Prendi ka dhënë ndihmesë edhe në fushën e kërkimeve e studimeve antike ilire e mesjetare. Frano Prendi ka qenë pedagog i jashtëm i arkeologjisë në Universitetin e Tiranës. Është dekoruar me urdhrin “Mjeshtër i Madh” dhe me Medaljen e Nderit nga “Collège de France”. U nda nga jeta në vitin 2011. (Në fotografi: Frano Prendi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2080–2081.

Fotografia: © https://sot.com.al/english/kultura/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img