Formimi i Brigadës XIV Sulmuese

Lexo ngjarje:

U formua “Brigada XIV Sulmuese” e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. U formua në Sheper të Zagorisë nga një batalion i grupit I të Kurveleshit, një batalion i grupit II të Mallakastrës dhe dy batalione të grupit IV të Çamërisë me gjithsej rreth 559 luftëtarë. Gjatë zhvillimit të veprimeve luftarake numri i luftëtarëve u shtua me vullnetarë të rinj dhe nga fundi i shtatorit, u formua edhe batalioni IV. Brigada XIV Sulmuese zhvilloi veprime luftarake mësymëse në krahinën e Gjirokastrës, në Sarandë e bregdet, në kuadrin e mësymjes së njësive të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare për çlirimin e qyteteve kryesore të Shqipërisë së Jugut. Në bashkëveprim me një batalion të Brigadës XIX Sulmuese, më 18 shtator çliroi Gjirokastrën. Me një pjesë të forcave dhe në bashkëveprim me Brigadën XII Sulmuese, më 10 tetor çliroi Sarandën. Në këto luftime armiku pati dhjetëra ushtarë të vrarë dhe iu zunë shumë robër, si dhe një sasi e madhe armatimi e materiali ushtarak. Me forcat e tjera, në bashkëveprim me Brigadën XIX Sulmuese më 11 tetor, çliroi edhe Delvinën. Më 10 tetor 1944 u rreshtua në Divizionin III Sulmues. Nga radhët e Brigadës XIV Sulmuese ranë 25 dëshmorë. Pas çlirimit të Shqipërisë së Jugut, Brigada mori detyrën për të siguruar kufirin tokësor shtetëror nga Konispoli deri në Peshkëpi të Gjirokastrës. Në fillim të vitit 1945 filloi botimin e organit të saj “Zëri i luftëtarit”. Brigada drejtohej nga shtabi me komandant Gjon Banushin dhe komisar politik Gafur Çuçin. (Në fotografi: Partizanë të Brigadës XIV Sulmuese.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 304–305.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img