Filip Mazreku

Lexo ngjarje:

Në Selanik lindi at Filip Mazreku, klerik katolik, muzikant. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Shkodër, kurse studimet e larta në Fakultetin e Teologjisë në Colleviti-Pescia, në Itali (1934–1937). Më 7 shtator 1928 veshi petkun e Shën Françeskut. Më 13 shtator 1936 u shugurua meshtar. Gjatë viteve 1937–1946 ishte profesor i muzikës në liceun “Illyricum”, drejtues i korit dhe profesor i gjuhës italiane. Pas mbylljes së liceut, dërgohet famullitar në Bushnesh të Pukës, pastaj në Iballë e në fund në Bajzë të Shkodrës, ku dhe u arrestua më 1946. Bën 10 vjet burg në Shkodër e Burrel. Mes viteve 1952–1955, ishte rektor i kishës së Shën Ndout në Tiranë. Nga 1955-a deri më 1961 shërbeu si famullitar në Laç, ndërsa nga viti 1961 deri më 1967, si famullitar në Troshan të Lezhës. Pas mbylljes së kishave, jetoi për ca kohë me të atit e pastaj vetëm, duke u marrë me bujqësi. U nda nga jeta në Troshan të Lezhës, në vitin 1975. (Në fotografi: Filip Mazreku)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 250.

Fotografia: © https://kujto.al/personat/filip-mazreku/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img