Damiano Guagliardi

Lexo ngjarje:

Në fshatin Shën Mitri (it. San Demetrio Corone) të Kalabrisë lindi Damiano Guagliardi, eseist, shkrimtar, një nga aktivistët më të mëdhenj të çështjes arbëreshe në Itali. Përfundoi liceun klasik në vendin e tij të lindjes dhe më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e Sociologjisë në Universitetin “Carlo Bo” në Urbino. Pa përfunduar studimet e tij universitare ai filloi angazhimin politik në Kalabri. Në vitet 2000–2014 mbajti pozicionin e këshilltarit rajonal për Kalabrinë. Ai ka mbajtur gjithashtu postin e nënkryetarit të “Komisionit të posaçëm rajonal të kundërveprimit ndaj fenomenit të mafies në Kalabri” për dy mandate (2000–2005 dhe 2010–2014). Damiano Guagliardi ka kryer edhe rolin e sekretarit të “Komisionit të pestë të përhershëm” për “Reformat dhe decentralizimin”. Në gusht të vitit 2008 u emërua këshilltar rajonal për turizmin, trashëgiminë kulturore, emigracionin e Kalabrisë në botë dhe minoritetet gjuhësore të Kalabrisë. Damiano Guagliardi ka qenë i vetmi këshilltar për minoritetet gjuhësore të këshillit të qarkut të Kalabrisë (qysh nga koha e krijimit të këtij qarku). Ai gjithashtu ka mbajtur edhe postin e presidentit të “Komitetit teknik këshillimor të konferencës së rajoneve për politikat ENIT – Agjencia Kombëtare e Turizmit”. Për shkak të përkatësisë së tij në minoritetin shqiptar të Kalabrisë, Damiano Guagliardi i kushtoi një pjesë të madhe të aktivitetit të tij profesional temave të lidhura me pakicat gjuhësore, duke botuar monografi dhe ese të një natyre historike dhe antropologjike. Ndër këto vepra më e rëndësishmja është “La Diversità Arbereshe” (“Larmishmëria arbëreshe”), e realizuar në katër vëllime. (Në fotografi: Damiano Guagliardi)

Teksti: https://fshs-ut.edu.al/?p=2908

Fotografia: © http://reggio-di-calabria.corriere.it/rappresentanti/guagliardi-damiano.shtml?id=274911

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img