Abaz Thaçi

Lexo ngjarje:

Në fshatin Vojnik të komunës së Skënderajt lindi Abaz Thaçi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës. Studioi në Akademinë Ushtarake në Zagreb, ku u diplomua si oficer i logjistikës. Shërbeu në ushtrinë jugosllave katër vjet. Pas fillimit të luftës në Kroaci, më 1990-n, dezertoi nga ushtria dhe emigroi në Gjermani. Më 1998 u kthye në Kosovë. U emërua në njësinë e Gardës Ushtarake të Kosovës “Skënderbeu”. Në prill të vitit 1999 u vendos në Padesh, në vijën e kufirit Kosovë-Shqipëri. Më pas u emërua komandant i njërës prej zonave të luftimeve në Koshare, detyrë që e kreu deri në rënie. Më 26 prill 1999, Abaz Thaçi, me dy ushtarët e tij, kapi të gjallë korrierin e komandantit serb, të cilin e dorëzuan te forcat e NATO-s. Gjatë njërës prej betejave më të mëdha në frontin e Koshares, ra te vendi i quajtur Rrasa e Koshares, në vitin 1999. Presidentja e Kosovës, në shkurt të vitit 2016, e dekoroi me urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Abaz Thaçi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. 2, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1691.

Fotografia: © https://www.facebook.com/1067361809957311/photos/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img