Në fshatin Gradec në rrethinën e Tetovës lindi Mehmet Hasan pashë Derralla, udhëheqës ushtarak dhe Ministër i Parë i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit.
U zhvillua “Masakra e Bihorit”, aksion i bandave çetnike serbe në krahinën e Bihorit, në të cilën u masakruan 3 741 burra, gra dhe fëmijë, u plagosën 634 persona, u grabit bagëtia dhe u dogjën disa fshatra.