herit_admin

Jani Minga

U nda nga jeta Jani Minga, veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i Lëvizjes demokratike (1920–1924), Mësues i Popullit.

Maks Velo

Në Tiranë, u nda nga jeta Maks Velo, arkitekt, piktor, shkrimtar, publicist dhe intelektual i shquar.

Selajdin Mullaabazi

Në Rahovec të Kosovës lindi Selajdin Mullaabazi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Numri i gazetës “Dashamiri i Ri”

Në Trieste (Itali) doli numri i gazetës “Dashamiri i Ri”, vazhdim i gazetës “Dashamiri” (1907–1908), gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore, ekonomike e letrare.

Mehmet Delia

Në senatoriumin e Barit (Itali), u nda nga jeta Mehmet Delia (i njohur edhe si Mehmeti i Vogël, 1898–1946), luftëtar në lëvizjen kundër pushtimit serb dhe për bashkim kombëtar, pjesëmarrës në lëvizjen demokratike në viteve ’20 të shekulli XX.

Elez Kadria

Lindi në Shkodër Elez Kadria, aktor, regjisor, Artist i merituar.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Në Principatën e Kastriotëve, mendohet se lindi Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg e burrë shteti i madh, që udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politik-shtetëror të popullit shqiptar.

Lekë Matrënga

U nda nga jeta Lekë Matrënga (Luca Matranga, 1567–1619), klerik ortodoks i bashkësisë arbëreshe të Sicilisë.

Kurt Kola

Në fshatin Macukull të Matit lindi Kurt Kola.

Norbert Jokl

Në kampet e përqendrimit që krijoi Hitleri, u nda nga jeta Norbert Jokli (1877–1942), gjuhëtar austriak, indoevropianist, albanolog.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Ardhja e Delegacionit të Qeverisë Përkohshme të Vlorës në Londër

Delegacioni i Qeverisë Përkohshme të Vlorës, i përbërë nga Mehmet Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga, arriti në Londër.
- Advertisement -spot_img