Në Naissus, (Nishi i Kosovës, në Serbinë e sotme), lindi Kostandini i Madh (Flavius Valerius Constantinus), i cili sundoi Perandorinë Romake. Gjatë kohës së tij si perandor, Kostandini i Madh ndihmoi në forcimin e perandorisë duke ristrukturuar qeverinë dhe duke rritur autoritetet civile dhe ushtarake. Kostandini ishte një nga perandorët e famshëm të Romës dhe i pari që shpalli krishterimin. Ai sundoi gjatë shekullit të 4-të dhe disa nga arritjet e tij të rëndësishme përfshijnë mbështetjen e tij ndaj krishterimit, ndërtimin e qytetit të Kostandinopojës dhe vazhdimin e reformave të Dioklecianit. Ai gjithashtu ndoqi fushata të suksesshme. Kisha e Lindjes e konsideron si shenjtorin më të madh. Për prejardhjen shqiptare të Kostandinit të Madh, flet Fan Noli. Në tekstin e “Himnit të flamurit” (1926) ndër të tjera thuhet: “Flamur (nënkuptohet flamuri shqiptar) që linde Shën Kostandinin”. (Në fotografi: Skulpturë, Koka e Kostandinit të Madh, Romë, Itali.)
Teksti: https://englishhistory.net/romans/constantine-the-great/
Fotografia: © https://ehistory.osu.edu/
Përpunim grafik: AHCF




