Presidenti Amerikan Thomas Woodrow Wilson shpalli planin e tij me 14 pika, i cili reflektoi qëllimin e Shteteve të Bashkuara për marrëdhënie të reja ndërkombëtare dhe për arritjen e paqes së qëndrueshme në Evropë. Propozimi kërkonte: kushte paqeje bujare nga Aleatët fitimtarë, kthimin e territoreve të pushtuara gjatë luftës, të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe krijimin e një organizate botërore për të zgjidhur konfliktet e ardhshme. Ai u bë një pengesë për copëtimin e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore. (Në foto: Thomas Woodrow Wilson)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2784.
Foto: © https://www.history.com/news/
Përpunimi grafik: AHCF




