Themelimi i Shoqërisë “Bashkimi”

Lexo ngjarje:

Në janar 1899, përmes iniciativës së abatit të Mirditës, Preng Doçi, u themelua shoqëria “Bashkimi” në Shkodër. Figura të shquara si Gjergj Fishta, Ndoc Nikaj, Luigj Gurakuqi, Jak Serreqi, etj., kontribuan në themelimin e saj. Shoqëria hartoi alfabetin e saj me shkronja latine dhe publikoi disa fjalorë dhe libra shkollorë e fetarë. Shoqëria publikoi 32 vepra, mes të cilave disa kanë rëndësi të madhe dhe nuk e kanë humbur vlerën e tyre as sot. Kjo shoqëri formoi kulturën shqiptare, duke ndikuar në zhvillimin e gjuhës, letërsisë dhe arsimit në gjuhën shqipe. (Në foto: Bashkëthemeluesit e shoqërisë “Bashkimi”, Shkodër, 1899.)

Teksti: Fjalori enciklopedik shqiptar – Vol. 3, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, “Kristalina-KH,” Tiranë, 2009, fq. 2507.

Foto: © Muzeu i Historisë Kombëtare

Përpunimi Grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img