Në janar 1622, kleriku dhe shkrimtari i letërsisë shqiptare, Pjetër Budi, i dhuroi Bibliotekës Vaticane një kopje të veprës së tij të parë “Dottrina Christiana” (“Doktrina Kristiane”). Pjesa e dytë e këtij vëllimi përmban 10 poezi të shkruara prej tij. Libri u publikua në Romë në vitin 1618. Budi e përdori me kujdes gjuhën e folur, duke e pasuruar atë me fjalë të reja. Në veprën e Budit, tradita kulturore shqiptare u rikthye në jetë, të cilën e vazhduan Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, etj. Në fund të veprës, ai shkruan: “Autor dono dedit Bibliothecae Vaticanae. 29 Ianuarii 1622” (“Autori e dhuroi atë Bibliotekës Vaticane. 29 janar 1622”). (Në foto: 1) Pjetër Budi; 2) Libri “Dottrina Christiana”)
Teksti: Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqipërisë, Plymouth, MB, 2010, fq. 59.
Foto: © Muzeu i Historisë Kombëtare
Përpunimi Grafik: AHCF




