Në Shkodër lindi Zef Deda, aktor i humorit, Artist i merituar. Kreu teknikumin e ndërtimit. Në vitin 1973 filloi punën si aktor profesionist në Estradën e Shkodrës, ku vijoi edhe në vitet e fundit. Zef Deda është aktor me dhunti natyrore në fushën e komikes, ka humor spontan e plastikë të shkathët. Në rolet e tij të shumta ka përdorur larmi hollësish komike, gjetje befasuese, të papritura të këndshme, duke u përshtatur natyrshëm me situatat e personazheve. Ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh”. U nda nga jeta në Shkodër, në vitin 2023. (Në fotografi: Zef Deda)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 426.
Fotografia: © https://www.gazetaexpress.com/shuhet-pas-betejes-me-semundjen-e-rende-aktori-i-shquar-zef-deda-lamtumire-kunati-i-shokut-xhemal/
Përpunim grafik: AHCF




