Kujtim Meçaj

Lexo ngjarje:

Lindi në Ramicë të Vlorës Kujtim Meçaj, regjisor dhe folës në Radio Televizionin Shqiptar. Pasi mbaroi më 1966 Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës, punoi si regjisor në Shtëpinë e Kulturës së Kavajës dhe më pas si aktor në Teatrin e Elbasanit. Më 1970–1971 kreu kursin për regji të përgjithshme pranë Institutit të Lartë të Arteve, pas të cilit u emërua në Radio Televizionin Shqiptar si regjisor. Fillimisht drejtoi emisione të ndryshme në studio, më pas xhiroi disa teledrama, si “Mulliri i Kostë Bardhit” me trupën e Teatrit të Korçës. Më 1977 realizoi të parin telefilm artistik origjinal “Flamur në dallgë”. Më 1984 xhiroi filmin e tij të fundit dy serial “Koha nuk pret”. Pas këtij filmi tërhiqet nga krijimtaria si kineast për të bërë detyrën e folësit në redaksinë e kulturës dhe të lajmeve në radio “Tirana”. U nda nga jeta në vitin 2021. (Në fotografi: Kujtim Meçaj)

Teksti: Kristaq Dhamo

Fotografia: © https://lajme.rtsh.al/artikull/shuhet-regjisori-kujtim-mecaj-kontribuoi-per-disa-dekada-ne-radio-televizionin-shqiptar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img